Sylvinho zgjedh “luftëtarët” kundër Spanjës, Balliu lë në stol Elseid Hysajn

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho zgjedhur formacionin anti-Spanjë. Shqipëria dhe Spanja luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e fundit në Grupin B të Euro 2024.  Kuqezinjve iu duhen tri pikë për të ëndërruar kalimin në fazën e 1/8, teksa Iberikët janë të kualifikuar si të parët e grupit.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur rreshtimin 4-1-4-1, me majën e sulmit që i besohet Rey Manajt. Braziliani i ka dhuruar një fanellë titullari edhe Ivan Balliut në krahun e djathtë të mbrojtjes. Rotacion masiv në kampin kundërshtar, me trajnerin Luis De la Fuente që ka lënë pushim 10 titullarë.

Në Dusseldorf, pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar, në një stadium të mbushur nga tifozët kuqezi.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.

SHKARKO APP