”Arta Marku 9-të muajshe”, deputeti: Asnjë ministër s’është arrestuar

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, me ironi shkruan se Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku pavarësisht se ka nëntë muaj në krye të këtij institucioni, rezultatet e punës së saj janë të dobëta. Në një postim në rrjetin social facebook, Bylykbashi thekson se deri më tani nuk është vënë para drejtësisë asnjë politikan apo kriminel i rrezikshëm por sipas deptutetit, detyra e saj ka qenë që t’i nënshtronte prokurorinë qeverisë.

Statusi i plotë:

Nëntë muajt e “pritjes së ëmbël” të Arta Markut‎

Sot Arta Marku është nëntë muajshe në krye të Prokurorisë. Asnjë bos rrjetesh kriminale nuk është kapur. Asnjë ministër, ish-ministër, deputet apo ish-deputet i lidhur me krimin apo kriminel në vete të parë, nuk është arrestuar e vënë para drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nëntë muaj, Prokurorja e Përkohshme (9 muaj e quajnë përkohshmëri ?!) vetëm ka flirtuar me qeverinë. E vetmja detyrë e saj ka qenë t’ia nënshtronte prokurorinë qeverisë‎, duke vënë dhe hequr prokurorët që do apo nuk do Rama, apo mbyllur hetimet që hapen ndaj qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detyra e saj e fundit do të jetë që të detyrojë prokurorët që të mblidhen e të zgjedhin anëtaret e KLP që do Rama. U mbars reforma dhe polli një hiç të pafrymë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?