Athinës i lehtësohet borxhi

Ministrat e financës së Eurozonës kanë aprovuar disa masa afat-shkurtra që do të ndihmojnë Greqinë të lehtësohet nga borxhi i saj.

Sipas Klaus Regling, kryetar i fondit të lehtësimit, masat që do të implementohen në javët e ardhshme, përfshijnë midis të tjerash, zgjatjen e periudhës së ripagimit dhe rregullime të lehta në normat e interesit.

Eurogrupi pranon se masat e reja për lehtësimin e borxhit 86 miliardë dollarë të Greqisë, nuk janë të barazvlefshme me atë çfarë kërkohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por gjithsesi, besohet se këto hapa janë tepër të nevojshme që vendi të arrijë të bëjë progres.

Gjithsesi, kreditorët, duke përfshirë edhe FMN, u paralajmëruan nga ministri grek i financave, Euclid Tsakalotos, për të mos nxitur reforma të cilat nuk pranohen nga Athina.

 “Ekonomia greke ka marrë një sërë reformash madhore. Është e rëndësishme që të gjitha palët, përfshirë edhe FMN, të mos vendosin në rrezik këtë progres. Nuk duhet të ketë kërkesa mbi Greqinë, të cilat nuk marrin parasysh gjendjen aktuale politike dhe sociale.”

Fondi Ndërkombëtar Monetar po mendon t’i bashkohet qeverive të Eurozonës për t’i dhënë më shumë mbështetje Athinës, por si fillim, do të kërkojë që masat reformatore të zbatohen, në rast se kreditorët europianë nuk do të ofrojnë lehtësim më të konsiderueshëm të borxhit.

/Ora News

SHKARKO APP