Bahreini “bëhet” i kuq, Vettel dhe Raikkonnen nisen në vijen e parë
Formula 1 vazhdon të dominohet nga Ferrari, dhe një gjë e tillë u tregua dhe sot, me dy pilotët e kokëkuqes që do të nisen në vijën e parë në Çmimin e Madh të Bahreinit, gara e dytë e Botërorit të këtij viti.
Sebastian Vettel regjistroi kohën më të mirë me 1 minutë, 27 sekonda dhe 958 të mijëtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Raikkonen me kohën 1’ 28’’ dhe 101 të mijëtat.
Menjëherë pas tyre do të niset Valtteri Bottas me Mercedes, ndërsa Hamilton, pavarësisht kohës së katërt më të mirë të regjistruar në provat zyrtare, do të niset nga vendi i 9, për shkak të pezullimit me 5 vende si pasojë e ndërrimit të kambios.
Top dhjetëshja plotësohet nga Ricciardo, Gasly, Magnussen, Hulkenberg, Ocon, dhe Sainz.

KOHA JONË SONDAZH

