Bajerni, 6 gola Paderbornit të Alban Mehës, +11 nga Volsburg

Bavarezët e trajneri Pep Guardiola vazhdojnë udhëtimin drejt titullit të radhës kampion në Bundesligë, teksa kanë fituar me një rezultat tjetër tenistik . Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë mposhtur në javën e 22 të kampionatit gjerman Paderbornin e Alban Mehas me rezultatin e thellë 0-6. Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 0-2 falë dopietës së Levandovskit, 24’, 37’,  ndërsa në pjesën e dytë e gjetën rrugën e rrjetës edhe Roben 64’, 86’, Riberi 72’ dhe i riu Uiser në minutën e 78’. Alban Meha provoi disa herë me gjuajtjet e tij për të mposhtur Nojer, por nuk ia doli dot. Me këtë fitore Bajerni ngjitet në kuotën e 55 pikëve, 11 më shumë se Volfsburgu i vendit të dytë që luan sot përballë Myshengladbahut të Granit Xhakës. Një ditë më parë Dortmundi fitoi ndaj Shutgartit dhe i shpëtoi zonës së ftohtë, dirsa pas ndeshjes nota dramatike përfshinë ekipin  Shtutgartit, pasi tifozët inkurajuan ekipin e tyre, edhe pse humbi dhe rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë.

Bundesliga:

Java e 22-të/ Të premten

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtutgart – Dortmund                   1-3

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot 

Augsburg-Bajer L.                        2-2

Freiburg-Hofenhaim                     1-1

Mainz – Eintrakt F.                      3-1

Padeborn – Bajern M.                  0-6

Shalke – Verder Bremen              1-1

Këln-Hanover                             1-1

Të djelën

15:30 Hamburg  – Borusia M.

17:30 Volfsburg – Hertha 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?