Balaj debutim ëndrrash në Austri, shënon golin e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Bekim Balaj e ka nisur në mënyrë më të mirë aventurën në kampionatin austriak. Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sturm Grazit, për javën e dytë të kampionatit kundër Wolfsberger, sulmuesi shkodran shënoi një gol me shumë peshë, pasi rezultoi me vlerë 3-pikëshi për ekipin e tij.

Balaj, që u aktivizua titullar në këtë takim, e tundi rrjetën që në minutën e pestë pasi u shërbye nga Huspek. Shtatlarti i Kombëtares Kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua na Pink.

Vetëm 5 minuta më vonë Huspek i Sturmit mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ekipi i Balajt u mbrojt mirë në minutat e mbetura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?