Benjamin Netanyahu: Izraeli është komb vetëm i hebrejëve

Benjamin Netanyahu ka thënë që Izraeli “nuk është shtet për të gjithë qytetarët e tij”, duke iu referuar popullsinë arabe të vendit.

Në komentet e bëra në Instagram, kryeministri tha që të gjithë qytetarët, përfshirë arabët, kanë të drejta të barabarta, por ai iu referua më pas një ligji tepër kontrovers që kaloi vitin e kaluar e ku thuhej se “Izraeli ishte komb vetëm i hebrejëve.”

“Izraeli nuk është shtet për të gjithë qytetarët e tij,” shkroi ai një përgjigjje ndaj aktorit izraelit, Rotem Selas. “Sipas ligjit bazik të kombësisë që e kemi ratifikuar së fundi, Izraeli është shtet vetëm i hebrejëve dhe vetëm i tyre.”

Netanyahu ka paralajmëruar se kundërshtarët e tij do të marrin mbështetje nga partitë arabe dhe se ata do të bënin lëshime domethënëse me palestinezët.

SHKARKO APP