Borrell: Ballkani, politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së

“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rëndësishme”, thotë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell para darkës joformale që ka organizuar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e gjeografisë sonë dhe dëshirojmë të përballemi së bashku me veprimet përçarëse të Rusisë drejtpërdrejt në rajon përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike”, tha Borrelli para darkës.

Po ashtu Borrelli tha se sot bota është në një situatë krejtësisht të ndryshme që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u zhvillua takimi i fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP