“Dëmi” 32 mln euro, Real Madrid kthen Illarramendi-n te Sociedad
Asier Illarramendi u transferua dy sezone më parë te Reali i Madridit për të hedhur hapin cilësor të karrierës së tij, por në largësinë e 24 muajve ai e shikon veten sërish te skuadra që i dha famë. “Los Blancos” derdhën 32 milionë Euro për ta shkëputur mesfushorin nga ekipi bask dy sezone më parë, por hapësirat e pakta që ai gjeti në grupin madrilen, e detyruan të rikthehej në vendlindje për të ndihmuar ekipin e drejtuar nga David Moyes. I pyetur nga gazetarët pas mbërritjes së tij në San Sebastian, ai theksoi se Real Sociedad ishte zgjedhja e parë, pavarësisht interesimit të Milanit për ta transferuar në “San Siro” në formë huazimi. Marrëvshja nuk është zyrarizuar ende por sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit do të arkëtojë rreth 17 milionë Euro nga ky opracion, pothuajse sa gjysma e shumës që u detyrua të paguante dy vite më parë. Illarramendi e nisi karrierën si profesionist me Real Sociedad në vitin 2008, ndërsa me Realin e Madridit numëron 59 ndeshje dhe dy gola të shënuar në po kaq sezone.
KOHA JONË SONDAZH

