Di Maio: Bashkimi Europian duhet të lejojë Italinë të ulë taksat dhe rrisë investimet

“Bashkimi Europian duhet të lejojë Italinë të reduktojë taksat dhe të investojë në ekonominë e gjelbër për të rritur Prodhimin e Brendshëm bruto të vendit,” tha të hënën zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.

Di Maio, i cili kryeson partinë qeverisëse 5 Yje, do të takohet me deputetin dhe kryetarin e Ligës Matteo Salvini, si dhe me kryeministrin Giuseppe Conte të hënën, për të diskutuar kërcënimin e aksionit të BE kundër Italisë për borxhin e tepërt.

Ai tha se priste që treshja të binte dakord mbi pagën minimale, uljen e taksave dhe kufizimin e privilegjeve për politikanët dhe politikëbërësit.

Burimi: Reuters

SHKARKO APP