Drogba kritikon ashpër Chelsea-n: Nuk e njoh më klubin tim …

Didier Drogba, ish-sulmuesi i Chelsea-t, reagoi tepër i indinjuar nga performanca e klubit gjatë gjithë këtij sezoni.

“Nuk është më i njëjti klub. Unë nuk e njoh klubin tim. Ka një pronar të ri dhe një vizion të ri. Një dhomë zhveshjeje me 30 lojtarë është e vështirë për t’u menaxhuar nga trajneri, kushdo qoftë ai”, tha Drogba, për Canal+.

Ish-sulmuesi luajti për Chelsea-n kur klubi londinez fitoi Championsin në vitin 2012 dhe ndihmoi londinezët që të fitonin katër tituj të Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?