Dronët luftarakë nga Turqia, deputeti i PS që shërbeu si ushtarak: Rrisin sigurinë kombëtare

Të martën u firmos marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar. “Një blerje e zgjuar dhe e dobishme për sigurinë e vendit”,-kështu e cilësoi deputeti i PS-së, Denis Deliu. Ish-ushtaraku në misionet e Afganistanit, thotë se kjo marrëveshje me Turqinë është mjaft e dobishme në fushën e mbrojtjes së vendit. Dronët “Bajraktar” e kanë shfaqur efikasitetin e tyre në luftën e Azerbajxhanit dhe Armenisë por edhe në luftën në Ukrainë.

“Kjo marrëveshje me Turqinë është e rëndësishme në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë. Për shumë arsye, sepse Turqia është aleat i NATO-s. Shumë vende blejnë dronë luftarakë nga Turqia. Sidomos në Azerbajxhan dhe Armeni por edhe në luftën e Ukrainës. Unë e përgëzoj qeverinë Rama dhe ministrinë e mbrojtjes pasi Shqipëria është më e mbrojtur”,-tha Deliu.

Në këto kohë kur Shqipëria fatmirësisht nuk është në periudhë konfliktuale, Deliu nënvizon se dronët mund të përdoren për mbikëqyrje, për stërvitje dhe detyra shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto dronë janë kundra mjeteve të blinduara dhe tankeve, janë dhe kundra autokolonave. Në Azerbajxhan dhe Armeni dhanë sukses këto dronë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ne jemi të mbrojtur por duhet të zgjerojmë edhe kapacitet tona. Në momentin kur jemi në kohë paqeje, ata mund të përdoren për stërvitje. Edhe për detyra shtetërore, kontrolli kufitar, i lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat taktike të këtij droni janë të mira, ata mund të qëndrojnë 24 orë në mbikëqyrje, ndërkohë që mund të fluturojnë në 5 mijë metra largësi. Mund të mbajnë deri në 150 kg armatim. Por, ajo që është akoma më e mirë është se nuk kushton shumë, kushton 5 mln euro. Unë mendoj se është një blerje e zgjuar e shtetit shqiptar për ta forcuar mbrojtjen. Në marrëveshje besoj se është përmendur edhe mirëmbajtja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?