Egjiptiani Mahmood fiton festivalin ”Sanremo 2019-të” (VIDEO)
Një këngëtar egjiptian 27-vjeçar Alessandro Mahmoud, ka trumfuar mbrëmjen e së shtunës duke u shpallur fituesi i vendit të parë në Festivalin magjik “Sanremo 2019-të” në Itali , ku morën pjesë 24 këngëtarë big në garë. Fituesi i Sanremos për të rinj mbërriti në edicionin e 69-të të Festivalit të Sanremos për vitin 2019. Nën brohorimat përshëndetëse e audiencës nga podiumi “Faleminderit të gjithëve. Unë nuk po e besoj, është vërtet mahnitshme”, u shpreh i emocionuar këngëtari pas shpalljes së çmimit.
Alessandro Mahmoud, në art Mahmood, ka lindur në Milano në vitin 1992 me nënë italiane edhe baba egjiptian. Ka filluar që fëmijë që të marrë mësime për kanto lirike nga mësuesi i tij, Gianluca Valenti. Edhe në moshën 19-vjeçare vendos që të frekuentojë pianoforte.
Prezantimi i tij i parë në televizion ka qenë në X faxtor, në vitin 2012. Suksesshëm ka bashkëpunuar me Pierpaolo Peroni, me të cilin ka realizuar edhe këngën e tij të parë, Fallin Rain. Më pas ka realizuar disqet e plotë. Zv.kryeministri italian njëkohësisht Ministri i Brendshëm Matteo Salvini përmes një reagimi në rrjetin social u shpreh kundër fitores së të riut egjiptian duke u shprehur : “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”
Në lidhje me polemikat e qarkulluara para festivalit, në një konference për mediat pas fitores, Mahmood i ka dhënë një përgjigje zërave sfidues në lidhje me deklaratat e përfolura në lidhje me origjinën e tij duke u shprehur : “Unë jam italian, lindur dhe rritur në Milano. Nuk ndihem i sfiduar. Në këngën time kam vënë një frazë arabe që është një kujtim i fëmijërisë sime, por unë jam 100% italian”.

KOHA JONË SONDAZH

