Elbasan/24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit, shkak Covid-19

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit. Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për Covid-19. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin.

24-vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.

Babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës. Gjendja aktuale e të riut nuk është e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?