Flamurtari akord me Stanislav Levyn për stolin

Flamurtari zgjedh Stanislav Levyn si trajnerin e ri. Lajmin për Sport Neës e konfirmuan burime pranë klubit vlonjat, që bënë të ditura, se Levy ka gjetur akordin me kuqezinjtë, duke u rikthyer kështu në Superiore, pas pothuajse tre vjetësh. Levy pritet të firmosë këtë të enjte marrëveshjen me Flamurtarin, për të drejtuar ekipin në sezonin 2015/2016. Çeku nga tetori i 2011 deri në korrik të 2012-tës ka drejtuar Skënderbeun në superiore, ku fitoi dhe titullin kampion, ndërkohë që më pas u transferua te Slask Ërochlav në Poloni, skuadër që e kualifikoi dhe në kompeticionet europiane. Ndërkohë që me vete në këtë skuadër mori dhe sulmuesin Sebino Plaku. Prej shkurtit të 2014-tës, Levy ishte pa asnjë skuadër dhe ka punuar si drejtor teknik pranë klubit qipriot të Omonia Nikozias përpara se të vendoste të ulej sërish në stol, këtë herë në Superiore, me skuadrën e Flamurtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?