Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit

Është hapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se qeveria shqiptare mund të financojë tashmë disa linja hekurudhore të brendshme.

“Gur më i rëndësishëm kilometrik pasi bëhet për një pjesë tjetër të rëndësishme të hekurudhës shqiptare. Duke marrë shkas nga dje, ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Malin e Zi për çeljen e grupkapitujve të tjerë, kjo hekurudhë ka domethënie të madhe. Sot çelim garën ndërkombëtare për hekurudhën Vorë-Han i Hotit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, me të cilin ndajmë histori, tradita të përbashkëta dhe aspiratën për në BE. E bën Shqipërinë pjesë të korridoreve panevropiane. Një gur tjetër themeli vendoset në hekurudhën shqiptare pas progresit që tashmë kemi prej muajsh në hekurudhën Tiranë-Durrës, me segmentin e ri në Rinas.
Kemi gati studimin e fizibilitetit për linjën Durrës-Prishtinë. Deri tani, kemi kërkuar bashkëpunimin për projekte hekurudhore, por qeveria shqiptare mund të ketë financimin e disa prej këtyre linjave. Dy projekte të tjera, aeroporti i Vlorës, që synon të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, duhet të jetë i lidhur me sistem hekurudhor. Ndërkohë po punojmë për fizibilitetin e linjës së dytë, që lidh Vlorën me Rrogozhinën. Nga këto projekte, angazhimi i qeverisë shqiptare është serioz për ta modernizuar sistemin hekurudhor”, theksoi Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?