Helidon Bendo në krye të SHISH, ja si e paralajmëroi Meta në SYRI.NET

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar më 5 nëntor 2018, Helidon Bendon si Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Dekreti mban datën 5 nëntor 2018, siç shihet më poshtë dhe u njoftua sot për mediat.

Ilir Meta e kishte paralajmëruar në emisionin Fakt të gazetarit Çim Peka, këtë emërim, kur ai deklaroi se kishte marrëdhënie shumë të mira me Bendon.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2 nëntor 2018, duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti Ilir Meta ka treguar edhe disa prej bindjeve të tij se pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me Zv.drejtorin aktual të SHISH.

Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet Presidentit dhe jo Kryeministrit. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.

Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të Sigurisë Kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do t’i jepje.

Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’, u shpreh Presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?