Kabul, forcat afgane në sulm për të rimarrë hotelin nga militantët e armatosur

Forcat afgane të sigurisë kanë luftuar për gjatë gjithë natës së shkuar për të fituar kontrollin në një hotel luksoz në Kabul, i cili u sulmua nga militantë duke vrarë disa njerëz.

Personat e armatosur sulmuan Hotelin “Interkontinental” të shtunën mbrëma, duke qëlluar në vizitorët dhe stafin.

Dy nga sulmuesit janë vrarë dhe të tjerët mbetën të fshehur në katet e sipërme, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Të shtënat me armë mund të dëgjohet disa orë pas fillimit të rrethimit.

Është e paqartë se sa njerëz janë vrarë ose plagosur, shkruan gjiganti britanik.

Sulmi filloi rreth orës 21:00 të orës lokale (16:30 GMT), me raporte që sugjeronin se personat e armatosur qëlluan mbi rojet e sigurisë, teksa shpërthyen granata pasi hynë në ndërtesën gjashtëkatëshe.

Forcat e sigurisë pastruan katin përdhe të hotelit dhe tani po luftojnë për të siguruar shpëtimin e çdo njeriu të bllokuar brenda.

Por sulmuesit janë ende të fshehur në katet e mësipërme, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi për BBC.

Disa raporte thanë se hoteli kishte mbajtur një konferencë të IT-së ku morën pjesë zyrtarë provincialë në atë kohë. Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmuesit kishin marrë pengje.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim për hotelet në qytet.

“Ne jemi të vetëdijshëm për njoftimet se grupet ekstremiste mund të planifikojnë një sulm kundër hoteleve në Kabul”,shkruante ambasada në një alarm të sigurisë publike të botuar të enjten, ndonëse theksoi një tjetër hotel pranë aeroportit ndërkombëtar si një objektiv i mundshëm.

“Këto grupe gjithashtu mund të synojnë tubime publike / demonstrime, objekte qeveritare, transport, tregje dhe vende ku mblidhen të huajt”.

SHKARKO APP