Këshilli i Sigurimit, Hasani: Të vendosen kuota për pjesëmarrjen e vajzave në proceset e paqes

Në Këshillin e Sigurimit është diskutuar nevoja për më shumë mbështetje për gratë në zonat e konfliktit. Në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” foli edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Për avancimin e kësaj agjende është e rëndësishme që ne të ndajmë burime të përshtatshme financiare për të mbështetur gratë, veçanërisht ato që veprojnë në zonat e prekura nga konflikti. Është thelbësore të vendosen kuota për pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe të përdoren teknologjitë e reja për të përforcuar zërat e grave në proceset e paqes”, tha ministri Hasani.

Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, ky investim nuk është thjesht një detyrim financiar por një vendimtar drejt nxitjes së barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në rolet e tyre si katalizatorë për paqen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka integruar buxhetimin e barazimit gjinor si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, dhe aktualisht po harton Planin e dytë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë  duke përforcuar më tej angazhimin e saj ndaj politikave të fuqizimit të grave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria mbështet plotësisht rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që një e treta e pjesëmarrësve në proceset e ndërmjetësimit dhe paqes të jenë gra, me qëllimin përfundimtar për të arritur barazinë gjinore”, theksoi Igli Hasani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?