Klodian Çalamani në burg, mësohet se çfarë po bën

Familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit i cili u vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij Klodian Çalamani, protestuan për disa minuta para burgut të Vlorës, aty ku 38-vjeçari është i izoluar.

Gjendja e Çalamanit në burgun e Vlorës paraqitet e qetë dhe se vijon të qendrojë në izolim në ambientet e këtij burgu. Ai nuk është vizituar në burg nga asnjë i afërm i tij, dhe asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur të njëjtën veshje që kishte kur u arrestua.

Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?