Kodi Zgjedhor, 48 parti dorëzojnë në Kuvend projektin për ndryshimin e tij

Partitë e vogla parlamentare dhe joparlamentare i janë drejtuar sot Kuvendit të Shqipërisë projekt-ligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Dashamir Shehu, Agron Duka ,Vangjel Dule, Nard Ndoka, Mirela Ferracaku, Eduard Ndocaj, kanë nënshkruar projekt-ligjin në mbeshtetje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë Kreu I, Nisma Ligjvënëse, Neni 68, Propozimi i Ligjeve, pika 1. “E drejta për të propozuar ligje i takon Këshillit të Ministrave, çdo Deputeti dhe 20 mijë zgjedhësve.”

Qëllimi që Projekt- Ligji të sjellë këto ndryshime në Kodin Zgjedhor : Komisionet Zgjedhore të jenë të depolitizuara. Procesi zgjedhor të drejtohet dhe administrohet nga Gjykata e Lartë, Komisionet të përbëhen nga gjygjtarë, noterë, avokatë e prokurorë; Votimi të jetë elektronik dhe rezultati të dalë ditën e zgjedhjeve siç ndodh në të gjithë vendet e BE-së; Shqipëtarët jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në votime në vendet ku ata jetojnë siç ndodh në shtetet anëtare të BE-së; Sistemi të jetë Proporcional Rajonal me Korektim Kombëtar; Listat e Kandidatëve të jenë të hapura; Barazi në pasqyrimin mediatik;Financim të barabartë për të gjitha Partitë Politike që marrin pjesë në Zgjedhje. Këtë Projekt Ligj e mbështesin 48 parti (pesë parlamentare dhe 43 jo parlamentare) që kanë firmosur dokumentin, dhe mbështetur nga deputetët e kuvendit që ligjëruan sot këkesën për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?