Koeman: 6 trofetë e Bayernit? Zgjedh më mirë ato të Barcelonës së Guardiolës

Bayern Munich arriti të merrte të premten titullin e kampionit të botës për klube, duke koleksionuar trofeun e 6-të sezonal. Vetëm Barcelona e Pep Guardiola tur ta bënte një gjë të tillë në 2009-ën.

Duke folur për mediat spanjolle në prag të ndeshjes me Alaves, trajneri aktual i katalanasve Ronald Koeman ka krahasuar dy sukseset historike, duke zbuluar edhe preferencën e tij.

“Nëse duhet të zgjedh me gjashtë trofeve të fituar nga Bayern-i i Flick dhe ato të fituar nga Barcelona e Guardiola-s, duhet të them se preferoj sukseset e Pep me Barçën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyeja është e thjeshtë: ajo skuadër ka treguar futbollin më të mirë të parë në 25 vitet e fundit. Mendoj se rezultatet e arritura nga ajo Barcelona janë akoma më mbresëlënës për shkak të stilit të lojës. Gjithsesi, Bayern ka bërë diçka të pabesueshme”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?