Krimi i rëndë, dyshime se babai vrau vajzën dhe 4 fëmijët e saj

Detaje tronditëse dalin nga krimi i rëndë në Australi, ku pranë një ferme u gjendën shtatë persona të vdekur, mes tyre nëna me katër fëmijët e saj. ”The Guardian” tregon se në skenën e krimit janë gjetur tre armë dhe është konfirmuar se armët i përkisnin gjyshit të katër fëmijëve të vrarë i cili në fund ka vrarë veten.

Për dy viktimat e tjera është konfirmuar gjithashtu se janë anëtarë të familjes Miles. Ndër viktimat janë nëna Katrina Miles, 35-vjeç, katër fëmijët nga tetë deri në 13-vjeç si dhe nëna dhe babai i Katrinës, Cynda dhe Peter Miles.

Shefi i policisë Chris Dawson, tha se të trija armët janë shitur në adresë të Peter Miles dhe se dyshohet se ai i ka vrarë para se të vriste veten, duke lënë një mister të madh për tu zbuluar, mbi arsyet e ngjarjes tronditëse.

Sipas policisë, pesë trupa u gjendën jashtë pronës, ndërsa dy u gjetën brenda. Ndërsa babai i fëmijëve Aaron Cockman, ishte larguar nga gruaja e tij para disa kohësh.

SHKARKO APP