“Kujtesa e një Qyteti” mbledh aktorët e teatrit Migjeni

Në 70-vjetorin e teatrit të Shkodrës, vend ku janë luajtur me dhjetra premiera është promovuar libri  “Kujtesa e një qyteti” e autorit Xhahid Bushati.

Një libër prej 305 faqesh ku flitet për 37 personazhe që formësojnë identitetin e këtij teatri.

Sipas autorit, në këtë libër është e përmbledhur gjithçka sa i përket teatrit Migjeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhahid Bushati: Ky libër është dhe një detyrim qytetar për Shkodrën time që Migjeni i madh dhe i pavdekshëm e quante dashnorja e liqenit ëndërrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sallën ku janë ngjitur duke interpretuar, këtë herë një pjesë e tyre ishin si spektatorë.

Zef Deda: Urime Xhahid Bushati për këtë pëërmbledhje të librit të bukur, për këta artista të mëdhenj të teatrit Migjeni.

Edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se roli më i madh ëstë i atyre që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull që i kanë dhënë këtij vendi emrin qytet.

Voltana Ademi: Rolin më të madh e kanë të gjithë ata që kanë dhënë jetën, kontributin, gjithçka kanë pasur për teatrin Migjeni, për artin në Shkodër dhe që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull.

Në festën e 70-vjetorit të teatrit profesionist të Shkodrës morën pjesë jo vetëm aktorë, pr edhe shumë personalitete të qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?