Lirohet 63-vjeçari i ndaluar në Itali, dyshohej se kishte vrarë Anxhela Meçanin

Nuk ka prodhuar rezultatin që pritej nga hetuesit, ndalimi i burrit 63 vjeçar, nga Cuneo, që u dyshua se ishte autori i vrasjes së Anxhela Meçanit, shqiptares 19-vjeçare që gjeti vdekjen teksa u hodh në rrugët e Italisë.

Mediat italiane raportojnë se 63 vjeçari pasi ka kaluar gjithë natën në polici duke u marrë në pyetje, është lënë sërish i lirë, pasi nuk kanë qenë elementet dhe provat e nevojshme për ta mbajtur të ndaluar lidhur me akuzat.

Zhvillimet e papritura ndodhën pasditen e së enjtes, kur agjentët e policisë shoqëruan nga shtëpia e tij një burrë në Fossano dhe e çuan në polici për ta marrë në pyetje. Makina e tij Mercedes u sekuestrua dhe iu nënshtrua disa inspektimeve, për të verifikuar nese ishte ajo makina nga e cila gjeti vdekjen shqiptarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet tashmë vijojnë për të kuptuar rolin që ka pasur 63-vjeçari në këtë krim, për të kuptuar mbi të gjitha si vdiq Anxhela, nga kush u përplas dhe përse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat italiane i referohen autopsise dhe thone se ajo eshte perplasur nga nje makine ne rruge, ndryshe nga sa u tha fillimisht se ajo ishte dhunuar dhe me pas rrezuar nga makine.

Autopsia tregon se ajo eshte shtypur nga nje makine qe ma pas ka ikur me shpejtesi pa e ndihmuar.  Ne fjalet e fundit ne spital, raportohet se Anxhela ka treguar per mjeket se “Nuk me pagoi, une rashe”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?