Mafiozët ballkanas, larje hesapesh në Vienë
Policia austriake tha se rrugët e Vjenës u përgjakën të premten për shkak të larjeve të hesapeve mes familjeve mafioze ballkanase. Policia thjesht raportoi që bëhej fjalë për një vend të Ballkanin perëndimor, pa specifikuar se cili, por dëshmitarët thanë se i plagosuri thërriste në gjuhë sllave “Vëlla! Vëlla!”
Një person u vra dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë të premten, vetëm 200 metra larg Katedrales në qendrën historike të qytetit.
Person i tretë që ishte në restorant me viktimat gjatë sulmit, u mor në pyetje nga policia si dëshmitar okular. Banorët që po qarkullonin në qendër gjatë të shtënave u përfshinë nga paniku, pasi u hamendësua menjëherë se bëhej fjalë për sulm terrorist.
KOHA JONË SONDAZH

