Makina 300 mijë dollarëshe bëhet copa, kampioni i botës në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë i ka rrezikuar jetën boksierit të famshëm amerikan Eroll Spence. Ngjarja ndodhi në ditën e sotme në Dallim, ndërkohë që ka edhe një video që po bën xhiron e internetit.
Nga fotot e publikuara nga mediet amerikane dallohen qartë dëmet e mëdha, që ka pësuar makina model Ferrari e 29-vjeçarit.
Spence është një ndër boksierët më të njohur në planet, me një rekord të shkëlqyer prej 26 fitoresh (21 nokaut), 0 humbje, 0 barazime. 29-vjeçari ka në zotërim dy brezat kampion bote WBC e IBF të kategorisë welterweight (deri në 67 kg) dhe pritej që së shpejti të fillonte negociatat për një duel me legjendën filipinase Manny Pacquiao.