Mateo Darmian shumë pranë “Juventusit”, gati 15 mln euro
Mateo Darmian është prej kohësh në “radarët” e ekipit të “Juventus”, i cili do të ofrojë 15 mln euro për të transferuar në Torino mbrojtësin e “Manchester United”.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, kjo shifër do të jetë e mjaftueshme për të sjellë Darmian përsëri në Torino.
Mundësia e largimit të Darmian nga ekipi anglez vjen edhe për faktin se trajneri Murinjo nuk e ka më në planet e tij mbrojtësin italian, i cili sipas të gjitha gjasave do të ndryshojë ambient këtë verë.
Darmian u bashkua me “Djajtë e Kuq” në vitin 2015, në një marrëveshje që kushtoi rreth 15 milionë euro. Atsh.
KOHA JONË SONDAZH

