Merkato 2015, Messi lojtari më çmueshëm i planetit, Ronaldo në vend të tretë
Lionel Messi besohet se vlen 287.6 deri më 315.5 milionë dollarë ose (255.3 deri në 280.9 milionë euro). Kjo shifër është edhe më shumë se dy herë më e lartë se vlera e rekordit botëror të shënuar deri tani në merkato, 100 milionë dollarë.
Nëse tifozët janë në dilemë dhe ka shumë që debatojnë ende se cili është lojtari më i mirë në botë, Messi apo Ronaldo, avantazhi i madh i argjentinasit që bën diferencën në vlerën e kartonit karshi portugezit duket se është mosha e tij. Messi është 27 vjeç ose tre vjet më i ri se Ronaldo. Për këtë arsye, Ronaldo që i ka kaluar të 30-at ka zbritur në vend të tretë, pas belgut të Chelsea, Eden Hazard.
Përveç moshës, vlera e lojtarit përcaktohet edhe nga një formulë që merr për bazë performancën, pozicionin, statusin e kontratës, dhe eksperiencën, po ashtu edhe performancën e fundit me ekipin e tij dhe arritjet në kompeticionet e sezonit të fundit :
Merkato 2015, 20 futbollistët më të kushtueshëm:
Lionel Messi (Barcelona) — 287.8-316.6 milion $
Eden Hazard (Chelsea) — 152.7-167.9 milion $
Cristiano Ronaldo (Real Madrid) — 127.7-140.6 milion $
Neymar (Barcelona) — 101.0-111.0 milion &
Sergio Agüero (Manchester City) — 88.2-97.0 milion &
Raheem Sterling (Liverpool) — 83.1-91.3 milion $
Paul Pogba (Juventus) — 79.3-87.2 milion $
Diego Costa (Chelsea) — 78.8-86.7 milion $
Alexis Sánchez (Arsenal) — 76.4-84.1 milion $
James Rodríguez (Real Madrid) — 70.5-77.6 milion $
Luis Suárez (Barcelona) — 67.6-74.4 milion $
Antoine Griezmann (Atlético Madrid) — 66.5-73.2 milion $
Cesc Fàbregas (Chelsea) — 66.2-72.7 milion $
Isco Alarcón (Real Madrid) — 64.5-70.9 milion $
Harry Kane (Tottenham) — 60.3-66.4 milion $
Gareth Bale (Real Madrid) — 57.8-63.6 milion $
Philippe Coutinho (Liverpool) — 56.8-62.6 milion $
Thibaut Courtois (Chelsea) — 56.7-62.4 milion $
Oscar dos Santos (Chelsea) — 53.6-59.0 milion $
Karim Benzema (Real Madrid) — 50.3-55.4 milion $
KOHA JONË SONDAZH

