Mike Tyson “boksieri më i madh në histori, por po të mos kishte përdhunuar”

Mike Tyson u bë i famshëm si boksier edhe kur  u burgos gjatë karrierës së tij për një përdhunim që kreu në SHBA, por menaxheri i tij, pas karrierës së Tyson, pretendon se nëse nuk do të kishte “dobësi për femrat”  ai mund të ishte kthyer në boksierin më të madh të të gjitha kohërave. Tyson u kthye në kampionin më të ri në botë, në peshat super të rënda të historisësë boksit, kur ishte vetëm 20 vjeç. I cilësuar edhe si “Iron Mike” , ai mundi në finalen e vitit 1986, Trevor Berbick, për të fituar titullin kampion në “ËBC”.  Rory Holloway, i cili ka qenë mik i ngushtë i Tyson, që në fëmijëri, pretendon në librin e tij të fundit “Zbutja e gjirit” historinë e pazbuluar të Mike Tyson, duke thënë se ish-boksieri i famshëm, sot 48-vjeç, nga historia e përdhunimit nuk mundi dot të futet në histori si boksieri më i madh i të gjitha kohërave. Të pasionuarit pas boksit, i kujtojnë shpesh ndeshjet e Tyson, i cili shpesh fitonte ndaj kundërshtarit pa kaluar as edhe një minutë. Ai u bë po aq i famshëm, ku humbi titullin përballë Hollyfild, teksa i kafshoi edhe veshin. Por pas burgut për përdhunim duket se boksieri nuk qe më në gjendje të vazhdonte më tej.       

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?