“Minë me sahat”, Tedi Blushi tallet me deputeten e PS

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratave që ka bërë sot deputetja e PS, Ermonela Felaj në “Top Channel”.

Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shkruan se “mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”.

Në Top Channel, deputetja Felaj komentoi përplasjet mes Presidentit dhe mazhorancës. E pyetur se nga shkelja e Kushtetutës që pretendon PS, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?