Profesori Amerikan: ”Angela Merkel një kërcënim më i madh se sa ISIS”

Dështimi i Angela Merkel-it për të udhëhequr është parë si një kërcënim më i madh për mbijetesën e Europës sesa nga vetë sulmet e Shtetit Islamik (ISIS), pohon një profesor amerikan i politik.

Gazeta prestigjioze “Daily Express”, nënvizon se gjatë një intervistë Francis Fukuyama është shprehur se Angela Merkel kujdeset vetëm për vlerësimin pozitiv dhe nuk ka arritur asgjë për Europën. Duke folur për “Die Welt”, profesori në Universitetin Stanford diskuton rreziqet e ekstremistëve për mbijetesën e njerëzimit dhe thotë se kërcënimi më i madh është ngritja e popullzimit për shkak të udhëheqjes së dobët Europiane.

Ai tha se: “Ideologjia xhihadiste ka pak ndjekës. Natyrisht kjo përbën një kërcënim serioz por kërcënimi më i madh është për mbijetesën e demokracisë sonë. Ajo shtrihet në veten”.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte, Profesor Fukuyama shtoi se: “Frika e nxitur nga humbja e besimit të qytetarëve tanë në institucionet tona. Në këtë mënyrë popullzimi, i cili premton potencialisht vdekjeprurëse, mund të rritet. Për fat të keq ky është rezultat i mungesës shqetësuese të lidershipit që aktualisht ekziston në Europë”.

63-vjeçari u pyet për të dhënë një shembull. Ai shtoi se: “Le ta bëjmë Gjermaninë atë që është dashur të jetë, vendi që do të çojë Europën në paqe dhe prosperitet por Angela Merkel kujdeset vetëm për miratimin dhe vendin e saj. Sjelljen e saj gjatë krizës Euro dhe mosmarrëveshjet me Greqinë ishte e rëndësishme. Tani ajo bën të njëjtën gjë me bankat italiane. Pjesa e keqe është se kjo mungesë e udhëheqjes nuk është kompensuar nga shtetet e tjera Europaine, jo nga Francois Hollande, e as nga Cameron, dhe është katastrofike”.

Gazeta shkruan se komentet e tij vijnë pasi kancelarja gjermane po përballet me një reagim të ashpër në të gjithë Europën, duke fajësuar politikën e saj të hapur pro refugjatëve dhe të një vale të sulmeve terroriste në Gjermani.

Profesori, i cili është i njohur për librin e tij Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit, gjithashtu sulmoi Donald Trump duke e quajtur atë “një kërcënim për demokracinë amerikane”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP