Raporti tronditës, çdo 7 sekonda në botë martohet një fëmijë

Çdo 7 sekonda, në botë, një vajzë e moshës 15 vjeçe martohet, shpesh e detyruar nga prindërit në një martesë me një burrë shumë herë më të madh. Çdo vit janë rreth 15 milionë martesa fëmijësh minorenë dhe 4 milionë prej tyre nuk kanë mbushur akoma 15 vjeç. Sipas raportit “fëmijëri e humbur”, i prezantuar nga “Save the Children”, Nigeri mban vendin e parë të martesave në moshë të vogël me 60% të të rejave në këtë shtet, të cilat martohen mes moshës 15 dhe 19 vjeçe.

Pas Nigerit, renditja botërore e martesave të shpejta sheh në vendet e para Republikën e Afrikës Qendrore (55%), Bangladeshin (44%) dhe Sudanin e Jugut (40%), por edhe Europa rezulton e prekur nga kjo dukuri, me më shumë se një vajzë në dhjetë (11%) që martohet pa mbushur akoma 18 vjeçe. Në fakt, Norvegjia prezanton përqindjen më të ulët në botë (0.1%) të vajzave që martohen mes 15 dhe 19 vjeçe.

Përveç martesave, një rritje kanë pësuar edhe shtatzënitë e hershme: çdo 2 sekonda, sipas raportit të OJQ-ve, një vajzë mes 15 dhe 19 vjeçe, lind një fëmijë. Pothuajse të gjitha këto shtatzëni të hershme ndodhin në vendet në zhvillim (95%). Por sërish, vendi me mesataren më të lartë është Nigeri, ku 1 vajzë në 5 (20%), ka një fëmijë para se të mbushë 19 vjeçe: më pas vijnë Mali (17.4%), Angola (16.2%) dhe Guinea (14%).

Në anën tjetër të listës, shkalla më e ulët është regjistruar në Korenë e Veriut (0.05%), ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të kanë respektivisht (1.4%) dhe 2.1%).

SHKARKO APP