Ratko Mlladiç dhe ‘krijesa e tij kriminale’

Nga Halil Matoshi

Me 11 korrik 1995 ka ndodhe masakra e Srebrenicës

Këtë ditë ndodhi vrasja e më shumë se 8 mijë boshnjakëve, kryesisht burra dhe djem, në dhe rreth qytetit të Srebrenicës, gjatë luftës në Bosnjë.

Vrasjet u kryen nga njësite të Ushtrisë së Republikës serbe të Bosnjes, nën drejtimin e Radovan Karadzic dhe komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, me ndihmë vullnetarësh nga Serbia e Rusia.

Kështu, vetëm dy orë larg fluturim nga Londra – sy bote – po përseritej krimi ma i madh pas Luftës së Dytë Botnore dhe nazistëve, këtë here me vrasje dhe shunime masive (dhunimet seksuale si mjet lufte) pra përmes gjenocidit po legjitimohej krijesa kriminale e quajtun ‘Republika Srpska’!?

Sipas psikanilistit Zigmund Freud, sjellja destruktive nuk është e fituar (e mësuar), por është rezultat i një nevoje primare instiktive, i agresivitetit të bashkëlindur. Meqenëse agresiviteti njerëzor është gjenetikisht i determinuar dhe i parrënjosëshëm, konfliktet e mëdha e të përgjakshme të bashkësive njerëzore, të popujve, të grupeve fetare dhe të shteteve janë pothuajse të pashmangshme. Si njërin nga motivet kryesore për luftën, Zigmund Frojdi e sheh në prirjen e bashkëlindur të njeriut për të keqen dhe për destruksionin, që është deduktuar nga instikti i vdekjes.
“…a besoni ju, me të vërtetë, se një grusht njerëzish, të etshëm për lavdi e të pandërgjegjëshem dhe një grusht mashtruesish gjithashtu të pandërgjegjëshëm do të arrinin për të liruar të gjithë ata shpirtëra të këqij, që milionët e atyre të cilëve u kanë prirë, nuk janë fajtorë bashkë me prijësit? A keni guxim që edhe në ato rrethana të luftoni për përjashtimin e së keqës nga struktura psikike e njeriut?” – kështu shkruante Freud në hovin e Luftës së Parë Botërore.

Radovan Karadzic (ish- zyrtar politik i serbëve të Bosnjës, i akuzuar nga Tribunali për krime lufte në ish Jugosllavi dhe gjenocid gjatë luftrave në ish-Jugosllavi, u kap dhe u dërgua në Hagë më 2008.)

Ishte një malazez, i pari fshatar i anës së tij i shkolluar. Psikiatër me profesion. Pra, i pajisur me dije humane. Dhe në Srebrenicë ia ngriti përmendoren e turpit iluzionit europian iluminist. Fabrikën e zëvendëson kampi. Racionalizmi dhe teknologjia e lartë e zëvendësuan Zotin. Profesori ushtarin.

Politikën e zëvendësoi biopolitika. Jetën e civis’it e zëvendëson jeta e zhveshur (nga çfarëdo e drejte). Srebrenica, përmes Dubravës dhe Lipjanit (Kosovë), “Zabela” (Požarevac, Serbi) deri në Guantanamo janë nomos’i i ri i planetit. Ndjenja e fajit për “vrasjen e Zotit” ka krijuar kulturën e frikës, nga e cila, Perëndimi vështirë të lirohet, që Srebrenica të mos harrohet – për të mos u përsëritur. Primo Levi, autori i “A është, vallë, njeri…?” nuk e përjashtonte mundësinë dhe mendësinë e përsëritjes së holokaustit edhe pas Gjermanisë naziste në një intervistë dhënë gazetarit Daniel Deaff më 1982, gjatë një vizite në Aushvitz. “Unë mendoj se ka vende ku ekziston dëshira, por jo synimi. Mendimi nuk ka vdekur. Asgjë nuk vdes. Gjithçka ngrihet e rilindur.” ( Levi, Primo: “A është, vallë njeri”, botoi “Pegi”, Tiranë 2002. (Në vend të pasthënies së botuesit – kopertina e fundme.)

Kjo që tha Levi doli katërcipërisht e saktë. Por jo në Gjermani as Itali. Por në ish Jugosllavi. Situatat nga romani i Primo Levit i kam tashmë të njohura. Sidomos për numrat, urinë dhe teshat e trupit në ‘hapësirat për jetë të zhveshur’. (…)

“…Atëherë do të merret vesh kuptimi i dyfishtë i fjalës “kamp asgjësimi”, do të jetë e qartë ç’duam të shprehim më këtë fjali: “të prehesh në fund”.

Së këndejmi lufta si gjendje patologjie (sëmundje e shoqërisë) duhet studjuar – mendon fatos Lubonja, pra duhet studjuar shkaqet dhe rrethanat që e sollën atë – për ta’a shmangë dhe jo të festohet!

P.S: Në fotografi shihet shefi i ushtrisë kriminale Ratko Mladic, i cili tek u shpërndante fëmijëve në Srebrenicë çokollata, po e pyeste një djalë se sa vjeç është dhe ai i përgjigjet dymbëdhjetë (bëhet fjalë për Izudin Aliç, i mbijetuar), përderisa ushtarët e tij i kishin vra pothuejse të gjithë banorët e zonës…

SHKARKO APP