Hapja e urës së Ibrit, Kusari-Lila: Datën e gjejmë me ndërkombëtarët, mund të ketë provokime

Çështja e hapjes së urës së Ibrit që bashkon Mitrovicën e Jugut më shqiptarë me atë të Veriut të banuar me serbë, që u shndërrua në lajmin kryesor gjatë muajve të verës, duke se është lënë në harresë. Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se po angazhohen në këtë çështje por kanë plotësuar kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Ajo çfarë është kërkuar është dakorduar nga Republika e Kosovës që në hapa dhe koordinim të përbashkët të gjendet një datë për hapjen e urës, tash nuk mund të spekuloj në data, një jam e bindur që ura gjithsesi do të hapet”, tha Kusari-Lila. Shqetësimi i ndërkombëtarëve se mund të kishte tensione ndër etnike me hapjen e urës, Kusari-Lila pranon se edhe institucionet e sigurisë parashikonin eskalim potencial.

“Brenga për tensionim nuk e shoh me peshë të madhe, mund te këtë ndonjë eskalim potencial sipas parashikimeve ato kanë qenë vlerësime të institucioneve të sigurisë, por prapë po e them është objekt infrastrukturor i cili duhet të hyjë në funksion të plotë për çfarë është ndërtuar”, u shpreh Kusari-Lila për A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?