Santos bamirësi me paratë e “Nobel”-it për Paqe

I nderuar me çmimin “Nobel” për Paqe, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka njoftuar se do t’i japë për bamirësi paratë e fituara. Ai u nderua të premten e shkuar.

Santos fitoi “Nobel”-in e Paqes për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes mes qeverisë dhe forcave rebele FARC, një konflikt civil që zgjati rreth 52 vjet.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Bojaya, një zonë që është goditur më shumë se të tjerat nga konflikti i armatosur, Santos tha se do t’ua japë familjeve të viktimave 8 milionë koronat (850 mijë euro).

SHKARKO APP