Selanik, bomba molotov dhe përleshje pranë konsullatës turke

Ishte një natë e tensionuar në qytetin grek të Selanikut, pasi dhjetëra sulmues të maskuar qëlluan policinë me koktejet molotov pranë konsullatës turke. Zyrtarët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata tymuese.

Dhuna shpërtheu pas darkës të shtunën, kur rreth 50 meshkuj, të cilëve mediat greke i përshkruan si “anarkiste”, sulmuan policinë.

Dhjetëra bomba benzine u hodhën para oficerëve, që u detyruan të tërhiqen. Përforcimet policore çuan në ndjekjen e tyre, por nuk u bë asnjë arrestim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët u fshehën në ambientet e Universitetit lokal “Aristotel”, në të cilët është e paligjshme hyrja e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk u raportua asnjë dëmtim, por zjarrfikësit u thirrën për të shuar disa flakë të vogla të shkaktuara nga Molotovët.

Sulme të tilla janë përhapur edhe në qytete të tjera greke, duke shkaktuar debate të shumta midis opozitës dhe partive qeverisëse.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?