Solskjaer analizon dështimin: Ja arsyeja përse PSG-ja na mposhti në Champions

Solskjaer ka folur pas humbjes 2-0 në “Old Trafford” ndaj PSG-së në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions Leagues.

Në një deklaratë për mediat, tekniku norvegjez theksoi se eksperienca e kundërshtarit bëri diferencën.

“U Duk si një ndeshje e barabartë, sidomos në pjesën e pare ku skuadrat po studionin njëra-tjetrën. Në pjesën e dytë, ata shënuan nga një goditje standarde, ku duhet të ishim treguar më të kujdesshëm, dhe morën zemër. Ata kanë eksperiencën dhe kjo bëri diferencën, ndërsa u duk qartë se ne kishim kohë pa luajtur një ndeshje në një nivel të tillë. Dëmtimet e Martial dhe Lingard ndryshuan ndeshjen? Jo, sepse u futën lojtarë si Alexi Sanchez, me cilësi të madhe. Pogba ishte i pafat, pasi donte të mbante topin. Megjithatë asgjë s’ka mbaruar. Duhet të përmirësohemi, por kjo ndeshje na ka kthyer me këmbë në tokë”, tha tekniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?