Sterling blen një vilë super luksoze 5 mln paund në Spanjë
Rahem Sterling është gati për të festuar super formën që po kalon te skuadra e Mançeser Sitit. Futbollisti anglez do të blejë një vilë me vlerë 5 milionë paund, për të shijuar një jetë luksi.
Vila është vetëm 100 metra larg plazhit të “Puerto Banus” dhe San Pedro” në Spanjë. 23-vjeçari u transferua për 49 milionë paund nga Liverpuli, teksa përfiton 200 mijë paund në javë.
Anglezi jeton së bashku me të ëmën në Londër në një vilë me vlerë 3 milionë paund, por ai i ka siguruar një vilë super luksoze në verën që lamë pas. Një destinacion që do ta shfrytëzojë gjatë periudhës së pushimeve. /Koha Jonë/



KOHA JONË SONDAZH

