”Syri i Kaltër” është drejt shkatërrimit, Prençi tregon për punën: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë është shkatërruar plotësisht për shkak të zjarreve. Për të qeveria nuk ka asnjë helikopter për fikjen e zjarreve, teksa fajësoi dhe strukturat për paaftësi.

“Kurora e pishave në syrin e kaltër është djegur e gjitha. Në 4 orë qeveria nuk ka ngritur një helikopter. 30 minuta duhen nga Tirana për të shkuar në syrin e Kaltër. Lehtësia atje është që e ke ujin atje. Helikopterët mund të furnizohen me ujë të Syri i Kaltër. Nuk ka shkuar helikopteri pasi MM nuk na gatishmëri asnjë helikopter.

MM ngre një Cougar, por ata nuk kanë rezultate. Edhe Xhaçka, Peleshi dhe Vengu prej 5 vitesh po propagandojnë që do kemi dy helikopterë. Por nuk kanë ardhur. Nuk kemi asnjë mjet për fikjen e zjarrit është propagandë. Kryeministri e ka kuptuar që nuk qeveriset me patronazhistë, me njerëz të paaftë”, tha Prençi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?