Teksas, 8 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme

Të paktën 8 persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat  me armë zjarri  në shkollën e mesme në “Santa Fe”, Teksas të SHBA.

Policia thotë se e ka arrestuar personin dhe aktualisht situata është nën kontroll.

Burime mediatike amerikane japin shifra të ndryshme për viktimat. Nju Jork Times njofton për tre të vrarë, bazuar në njoftimet më të hershme të një zyrtari lokal. Ndërsa kanali CNN njofton për tetë të vrarë, si dhe një numër të plagosurish, mes tyre edhe një polic që shërbente si personel sigurie në shkollë.

Ky është incidenti i tretë me armë zjarri në mjedise shkollore, i regjistruar këtë muaj në Shtetet e Bashkuara si dhe incidenti i 22-të i kësaj natyre që nga fillimi i vitit.

 

YouTube player

SHKARKO APP