Turqi, 113-vjeçarja fjalim në rrugë kundër puçistëve

Në “kujdestarinë për demokraci” që po vazhdon si reagim kundër tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, mori pjesë edhe 113-vjeçarja Ayşe Karabüber.

Ajo u soll me automjet nga fëmijët e saj në sheshin 50-Vjetori ku po mbahet “kujdestaria për demokraci”, ndërsa më pas u dërgua me karrocën e saj para podiumit.

Karabüber, e cila në dorë mbante flamurin turk ndërsa në qafë shami me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, tha se lutet për atdheun.

“Bëj lutje për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe krerët e tjerë të shtetit me të. Zoti e bëftë të gjatë jetën e shtetit dhe drejtuesve tanë. Unë i kam përjetuar të gjitha puçet e mëparshme dhe ligjet ushtarake. E di mjaft mirë se çfarë përjetoi populli atëherë. Zoti mos lejoftë të ndodhë sërish. Meqë nuk dua të shoh grusht shteti më, u kërkova fëmijëve të mi që të më sillnin këtu”, tha ajo.

Karabüber qëndroi në shesh një orë, ndërsa më pas u kthye në shtëpi sërish me automjet nga fëmijët e saj.

 

SHKARKO APP