Ukrainë, 6 të vrarë si pasojë e luftimeve mes ushtrisë dhe rebelëve pro-rusë

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve mes forcave të ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.

Andriy Lysenko, zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha për mediat vendase se gjatë luftimeve në lindje të Ukrainës është vrarë një ushtar ukrainas, njofton AFP.

Kurse mediat pro-ruse kanë njoftuar se si pasojë e bombardimeve nga ushtria ukrainase janë vrarë 2 luftëtarë të forcave rebele dhe 3 civilë.

Nga përleshjet e rebelëve pro-rusë dhe forcave ukrainase deri më tani janë vrarë rreth 10.000 njerëz.

SHKARKO APP