Vajza 2 vjeçare vdes në bordin e avionit, ja dyshimet e para

Një ngjarje e pakëndshëme ka ndodhur në bordin e një avioni të Alitalia nga Bejruti për në Romë. Një vajzë dyvjeçare, vdiq befasisht, për shkak të një ataku në zemër, teksa ishte me prindërit ne fluturim. Mediat italiane shkruajnë se avioni devijoi dhe zbriti në aeroportin e Barit, pasi ishte thërritur urgjenca.

Në bordin e avionit të vogëlushes iu dha ndihma e parë, por shenjat nuk ishin te mira. Ne aeroport, fëmija ishte pa shenja jete, ndërkohë që çdo përpjekje e mjekëve të urgjencës ishte e kotë.
Vajza vuante nga hiperoksaluria, një sëmundje serioze e veshkave, raportojne mediat italiane.
Ajo u asistua ne ajer nga një infermiere e Kryqit të Kuq që e shoqëronte, kishte një maskë oksigjeni dhe drejtohej në kryeqytet për të marrë trajtim mjekësor. Nderkohe qe me te ishin edhe prinderit.

SHKARKO APP