Vaksinimi i detyruar dhe masat anti-covid, turqit dalin në protestë

Me mijëra qytetarë turq dolën në rrugën e Stambollit për të protestuar ndaj masave shtrënguese të qeverisë kundër Covid-19, si dhe bërjen të detyrueshme të vaksinës për disa kategori të ndryshme.

Protestuesit mbanin në duar parulla dhe lëshonin thirrje për të drejtat e njeriut, në një nga protestat më të mëdha të këtij lloji në Turqi.

Qeveria kërkoi pajisjen me pasaportë vaksinimi ose me test negativ të të gjithë personave që udhëtojnë me avionë, autobusë, trena si dhe atyre që duan të marrin pjesë në koncerte apo evente të tjera kulturore.

Turqia ka vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës antiCovid 64% të popullsisë. Shifrat e infektimeve vijojnë të jenë të larta. Veç në 24 orët e fundit u raportuan mbi 23 mijë raste të reja.

SHKARKO APP