Vlorë, 1 orë për të përshkruar 5 km rrugë

Qyteti i Vlorës është paralizuar sot si pasojë e trafikut të rënduar. Trafiku ka nisur që në orën 08:00 dhe situata vijon të jetë ende e rënduar. Për të përshkruar aksin rrugor nga zona e Skelës deri tek tuneli në Ujin e Ftohtë, që është 5 kilometra, duhet të paktën 1 orë. Edhe pse ka forca të shtuara të policisë, trafiku vijon të jetë i rënduar. Të shumtë janë qytetarët që përshkruajnë këtë aks për të mbërritur në plazhet e rivierës shqiptare. Kjo situatë në Vlorë përsëritet çdo sezon vere.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?