“WhatsApp”, 3 orë e bllokuar për 96% të përdoruesve!

“WhatsApp” është shndërruar në një nga aplikacionet më të përdorura në botë për dërgimin e mesazheve, videove, fotove, por edhe audio.

Megjithatë, ky aplikacion kaq shumë i përdorur ka vënë në “panik” miliona përdorues në mbarë botën pas mesditës së të dielës. Për 3 orë me radhë, duke nisur nga ora 12:00, dërgimi ose marrja e videove ose audiove, ishte e pamundur në zona të ndryshme të planetit.

Por ky problem tashmë duket se është zgjidhur. “Jemi kthyer në funksion 100%. Na vjen keq për çdo shqetësim të shkaktuar”, ka thënë një zëdhënës i “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faqja “doëndetector.it” shkruan se problemet në dërgimin e mesazheve janë regjistruar te 96% e përdoruesve të këtij aplikacioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas problemeve, #whatsappdown u bë nja nga hashtagët më të përdorur në Twitter, ku përdorues nga Europa, India, por edhe Kina raportonin problemet që kishin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?