Zelensky: 21 mijë pjesëtarë të Wagner janë vrarë vetëm në lindje

Placeholder Image

Të paktën 21 mijë mercenarë të Wagner-it janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Kështu pretendon presidenti Volodimir Zelensky, sipas të cilit, kompania ushtarake private ka pësuar humbje të paimagjinueshme, veçanërisht në lindje të vendit, ku ishin përqendruar luftimet e grupit.

Sipas Zelensky-t, përpos 21 mijë të vrarëve, ishin plagosur 80 mijë pjesëtarë të tjerë të Wagner-it. Ai i përkufizoi mercenarët si “stafin e motivuar të ushtrisë ruse” i përbërë kryesisht nga të dënuar që nuk kishin asgjë për të humbur.

Komentet e bëra gjatë një konference për shtyp nga Kievi me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, vijnë një javë pasi kreu i Ëagner, Prigozhin, udhëhoqi luftëtarët e tij në një kryengritje të pasuksesshme kundër Moskës.

E ardhmja e grupit është e paqartë. Sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti Lukashenko, atyre u është mundësuar të strehohen në Bjellorusi, t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ose të kthehen në shtëpi.

SHKARKO APP