Shpërthen zjarri në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë

Një zjarr ka shpërthyer në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, sipas Alsat-M.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Policia i ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë brenda dhe të shmangin daljen në qytet, sidomos për banorët më sëmundje respiratore. Ndërkohë mësohet se rrezikohen objektet rreth ish-fabrikës së duhanit.

SHKARKO APP