Takimi Erdogan-Mitsotakis/ Mediat greke: Akulli u thye, por shkeljet e Turqisë po vazhdojnë

Jehona e Samitit të NATO-s në Bruksel është e madhe, pasi janë zhvilluar takime nga super fuqitë botërore. Mediat greke kanë deklaruar se disa orë pas takimit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan me kryeministrin Mitsotakis, se Turqia po vijon me veprime provokuese. ”Newsbomb.gr”, shkruan se gjatë ditës së sotme kishte 39 shkelje nga Turqia në territorin grek.

”Akulli u ”thye” dhe shenjat e para që tregojnë “klimë të mirë”. Vetëm 39 shkelje mbi Egje. Disa orë pas përfundimit të takimit të Kyriakos Mitsotakis me Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën të dy udhëheqësit duket që do të diskutonin në humor të mirë për dialogun midis Athinës dhe Ankarasë, Turqia vazhdoi përsëri në veprime provokuese.

Në mënyrë të veçantë, gjatë së martës kishte 39 shkelje të FIR të Athinës, 6 prej tyre nga avionët luftarakë të vendit fqinj. Shkeljet kanë ndodhur në verilindje, e Qendrore dhe juglindore Egjeut, dy avoionë luftëtar F-16 dhe dy spiun CN-235 aviacionit ushtarak turk”.

SHKARKO APP